Transmetuar më 20-09-2023, 18:37

Kryeministri Edi Rama, i cili është duke kryesuar ditën e sotme samitin me Këshillin e Sigurimit në OKB e ka mbyllur fjalën e tij me një apel për paqe.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pa përmednur edhe Kosovën dhe pavarësinë e saj.

Edhe njëherë Rama ka theksuar se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj duke qëndruar kështu krah paqes.

“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë. Parathënie e kartës së OKB na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Do marr detyrën si kryetar i këshillit”, tha Rama.