Transmetuar më 19-09-2023, 16:42

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.

Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Ndërsa, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë.

Ndërkohë, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd