
TIRANË- Ish ministri i Drejtësisë dhe deputeti demokrat, Gazment Bardhi, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e PS-së.
Me anë të një postimi në platformën X, Bardhi ka ngritur një pyetje në lidhje me ndryshimin e Ramës për të mos u marrë me SPAK.
Bardhi shkruan se më parë Rama i tregonte SPAK-ut se si bëhej puna, ndërkohë që tani nuk bën as gëk as mëk.
Postimi i plotë:
"Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un?
Nga Asambleja në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk!"
Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? 🤫 Nga Asamblea në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk! 👇 pic.twitter.com/mbpE8O2YLX
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) September 17, 2023