Transmetuar më 11-09-2023, 17:34

Shkodër, 11 Shtator 2023 /noa.al – Një djalë i ri mbeti i plagosur par disa minutash është Shkodër dhe u dërgua në spital për kujdes mjekësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, raporton noa.al.
Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.
Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit. /noa.al