Transmetuar më 10-09-2023, 17:14

Kinematografia shqiptare mban zi ditën e sotme, pasi aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi. Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar, mes tyre babai i Tilit, tek “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj.

Ai lindi më 1 Qershor 1934. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike.

Filmat ku ka luajtur:

Ne dhe Lenini (2009)

Një ditë e mrekullueshme (2003)

Vetmi (1990) – Leko

Pranvera s’erdhi vetëm (1988)

Nata e parë e lirisë (1984) – Hamalli

Shoku ynë Tili (1981) – Qemali

Në prag të lirisë (1981) – Veliu

Intendenti (1980) – File

Dollia e dasmës sime (1978) – Krushku

Një udhëtim i vështirë (1977)

Tingujt e luftës (1976)

Thirrja (1976) – Ndue

Pylli i lirisë (1976) – Nauni

Ilegalet (1976)

Rrugicat që kërkonin diell (1975) – Përgjegjës i bojaxhinjve – anëtar i njësitit

Detyre e posaçme (1963)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd