Transmetuar më 08-09-2023, 21:37

Që kur ishte fëmijë, motorat ishin pasioni i madh i tij. Shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale mikut të tij të ngushtë, i cili kishte humbur jetën në aksident me motor. Për ironi të fatit, e njëjta tragjedi i ndodhi edhe atij.

Mediet italiane bëjnë me dije se Aldo Gjoka, 29 vjeç gjeti vdekjen pas një aksidenti me motor.

Gjoka kishte lindur në Tiranë dhe banonte në Lecce.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

Gjoka ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një makinë, një Jaguar e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Për shkak të goditjes jashtëzakonisht të dhunshme, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një prone private, duke e rrëzuar atë.

Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi, motori mori flakë dhe Aldo gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës.

Përpjekjet për ta ringjallur të riun ishin të kota dhe ai praktikisht vdiq menjëherë, lëndimet që mori rezultuan shumë të rënda.

Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd