
Vetëvrasja e bashkëshortit të saj në vitin 2015 konsiderohet si një pikë kryesore në zgjidhjen e çështjes
Një biznesmene italiane, e cila ishte zhdukur prej shtatë vitesh, u vra dhe trupi i saj u hodh për ushqim për derrat nga anëtarët e grupit mafioz kalabrian Dragetta, thanë autoritetet italiane në Catanzaro, citon noa.al.
Maria Cidamo (në foto), një biznesmene 42-vjeçare nga Kalabria, ishte zhdukur më 6 maj 2016 në komunitetin Libadi në provincën e Vibo Valentia.
Gruaja u vra nga anëtarët e Dragetta-s, të cilët donin të rrëmbenin pronën që i kishte lënë burri i saj kur ai vrau veten, tha drejtoria lokale e policisë antimafia (DDA).
Ajo u rrëmbye një vit pasi burri i saj kreu vetëvrasje
Mafiozi që e vrau dhe ushqeu trupin e saj me derrat, tha policia, ishte Salvatore Ascone, 57 vjeç, i cili u arrestua këtë të mërkurë në një operacion masiv kundër Draghetta në të gjithë Italinë.
Dragetta, organizata mafioze më e fuqishme dhe më e pasur në Itali, në sajë të kontrollit të saj mbi tregtinë evropiane të kokainës, shpesh asgjëson kufomat duke i hedhur si uushqim për derrat.
Vetëvrasja e bashkëshortit të të ndjerës, në vitin 2015 konsiderohet si një pikë kryesore në zgjidhjen e çështjes pasi Maria Tsidamo u rrëmbye më 6 maj 2016, saktësisht një vit pas vetëvrasjes së bashkëshortit të saj më 8 maj 2015.
Sipas autoriteteve, vlerësohet se Maria Tsidamo u vra për shkak të lidhjes jashtëmartesore që kishte. /noa.al