Transmetuar më 04-09-2023, 18:50

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme nga foltorja e Asamblesë së Partisë Socialiste se në fillim të tetorit pritet të mbahet një Kongres i Jashtëzakonshëm.

Të kuadër të kësaj, Rama ka prezantuar ditën e sotme anëtarët e Sekretariatit, ku mes tyre nuk mungojnë as Evis Kush apo Milva Ikonomi.

“Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres. Sekretar organizimi Ardian Çelaj Burimet Njerëzore Eduart Ndreca Sekretare e Gruas Evis Kushi Sekretare Programi Milva Ikonomi”- tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd