
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 23-vjeçarin Mateo Glluçaj, i cili i mori jetën babait të tij me një shpërthim tritoli.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 shtator në Selenicë, ku i riu për shkak të dhunës së vazhdueshme, vendosi tritol në shtëpi dhe i mori jetën të atit. Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë, policia u gjeti 23-vjeçarit edhe një arsenal armësh, ku kishte granata dore, armë luftarake dhe lëndë shpërthyese.
Megjithatë, tëeksa ka dalë para hetuesve, Glluçaj nuk ka treguar se ku i ka gjetur armët, të cilat i mabnte të fshehura në shtëpi.
Ai është transportuar në ambientet e paraburgimit, ku do qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd