Transmetuar më 03-09-2023, 13:55

TIRANË- Aksident tragjik te kthesa e Valiasit, vdes vajza 22-vjeçare, i ati në spital.

Policia informon se ‘në datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd