Transmetuar më 23-08-2023, 13:38

Në këto orë është përhapur lajmi, i kompletuar me imazhe, për dhuratën fantastike që Kevin De Bruyne iu ka bërë të gjithë bashkëlojtarëve të Manchester City për të festuar fitoren e tripletës së sezonit të kaluar.

Në fakt, “playmaker”-i belg i dha secilit prej shokëve të tij të skuadrës, 26 lojtarëve, një iPhone platini me vlerë 5 mijë paund secili, të prodhuar nga projektuesi i pajisjeve mobile të personalizuara, “iDesign Gold”.

Dhurata e çmuar e futbollistit ishte e personalizuar me emrin e personit dhe logon e Manchester City. Këtë iPhone e ka marrë edhe Pep Guardiola, trajner i skuadrës kampione të Anglisë.

Një burim foli për “The Sun” duke shpjeguar gjestin e De Bruyne: "Kjo ishte si një prekje klasi e topit nga Kevin, i cili donte të tregonte vlerësimin e tij për ekipin. Sezonin e kaluar klubi fitoi Premier League, Champions dhe FA Cup".

Një gjest të ngjashëm kishte bërë më parë edhe Lionel Messi, i cili në fillim të vitit i kishte dhuruar të gjithë skuadrës kombëtare, trajnerit dhe stafit të Argjentinës, nga një iPhone prej ari 24 karatësh. Dhurata në total kapte vlerën prej rreth 200 mijë euro dhe ishte si dedikim për fitimin e Kupës së Botës në Katar.

Lionel Messi orders 35 GOLD personalised iPhones worth £175k for World  Cup-winning Argentina team-mates & staff | Goal.com Nigeria