Banorët e Parisit votuan me shumicë dërrmuese për heqjen e skuterëve elektrikë nga rrugët e kryeqytetit francez, duke i dhënë një goditje të fortë operatorëve të tyre, e duke i ofruar nga ana tjetër një fitore jo të vogël aktivistëve të sigurisë rrugore.
Mini-referendumi bën që Qyteti i Dritës, dikur një pionier në përqafimin e shërbimeve të e-skuterëve, do të kthehet në kryeqendrën më të madhe të Evropës që do të nxjerrë jashtë ligjit pajisjet e përhapura, të cilat rezervohen në aplikacione të tilla si Lime. Banorëve të qytetit iu kërkua të peshonin pro ose kundër tyre në një konsultim publik të organizuar nga kryetarja e bashkisë, Anne Hidalgo, dhe gati 90 për qind të votave të hedhura, ishin kundër këtyre pajisjeve.
“Jemi të kënaqur nga ky rezultat. Për këtë kemi luftuar prej katër vjetësh. Të gjithë parizienët thonë se janë nervozë kur ecin në trotuare e kur kalojnë nëpër rrugë. Duhet të hapin sytë mirë, sepse skuterët mbijnë ngado”, tha Arnaud Kielbasa, shoqata “Apacauvi”.
Si gruaja, ashtu edhe vajza e mitur e Arnaud Kielbasas, bashkëthemelues i shoqatës bamirëse që përfaqëson viktimat e aksidenteve me skuter elektronikë. Kanë disa aksidente të tilla fatale që kanë nxjerrë në pah atje rreziqet e këtyre pajisjeve, të cilat mund të merren me qira edhe nga fëmijë 12 vjeç. Gati 100,000 udhëtime kryhen çdo ditë në Francë me e-skuterë të marrë me qira në rreth 200 qytete dhe fshatra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd