Transmetuar më 07-08-2023, 13:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të çastit.

Mësohet se viktima është se Armando Memshani, i cili ka humbur jetën pasi është goditur me grusht nga një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në ambientet e një kancelerie.

Bëhet me dije se viktima është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët e kanë goditur dhe 51-vjeç ka humbur jetën.

Policia informon se ‘rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi Armando Memshani, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet është bërë identifikimi i autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.