
Kompanitë që ruajnë kontrollin mbi naftën dhe benzinën në vend, kanë rritur sërish çmimet e këtyre lëndëve djegëse duke bërë që vlerat të afrohen me ato të disa muajve më parë.
Në shumicën e pikave të furnizimit, nafta po shitet me çmime nga 184 deri 210 lekë dhe benzina nga 188 deri në 215 lekë.
Muajin e kaluar, një litër naftë kushtonte 176 lekë dhe benzina 3 lekë më shumë.
Tani, rritja e çmimeve është e pakontrolluar, pasi qeveria e shkriu bordin e transparencës, që gjithsesi kontrollohej gjerësisht nga vetë oligarkët.
Rritja e çmimit të naftës dhe benzinës po bëhet e shpeshtë, me ndryshim dy herë në pak ditë.
Kompanitë thonë se shtrenjtimi po ndodh nga bursa ndërkombëtare, ndonëse shumëkush e di se një pjesë e madhe e naftës së këtyre kompanive merret në Fier.
Për më tepër, ky shtrenjtim po ndodh në kushtet kur valutat janë dobësuar shumë kundrejt lekut dhe praktikisht duhet të kishim ulje të ndjeshme të çmimit. /noa.al