Transmetuar më 06-06-2023, 08:54

Plaga është e hapur dhe, sportivisht, me gjakderdhje. Në kryeqytetin italian nuk flitet për asgjë tjetër veç gabimeve të arbitrit në finalen e "Europa League", megjithatë dikush tashmë mund të shohë fundin e lumtur të kësaj historie të trishtë.

Edhe nëse "plaga" do të marrë shumë kohë për t’u shëruar, polemikat pas finales së Budapestit po bashkojnë më tej mjedisin roman; deri në atë pikë sa rrethi në të cilin skuadra u shtrëngua gjatë natës hungareze, duke dëgjuar në heshtje fetare fjalimin motivues të Mourinhos, po bëhet një lloj historie e denjë për strategjinë më të mirë ushtarake romake.

Roma është gjithnjë e më kompakte, brenda dhe jashtë Trigoria. “Pas një mbrëmjeje në të cilën i gjithë futbolli italian u godit me shuplakë në një finale europiane, ka vend vetëm për kritika ndaj tifozëve dhe Mourinhos, mes heshtjes totale të institucioneve për atë që ndodhi në Budapest ‘live’, në sytë e botës, – gjëmonte dje ish-presidentja verdhekuqe", – Rosella Sensi.

"Nuk guxoj ta imagjinoj se çfarë po mendojnë babai juaj Franko dhe Dino Viola atje lart”, – ka komentuar një përdorues. Ndërkohë, Taylor është "tërhequr" sërish nga "xhaketa". Këtë herë në mënyrë indirekte.

Man arrested after referee Anthony Taylor attacked by Roma fans at airport | Evening Standard

Në derbin e Manchesterit, finalja e "FA Cup", u akordua një penallti (topi me dorë nga Grealish) mjaft e ngjashme me atë që nuk u dha për prekjen e Fernando me dorë, të mërkurën në mbrëmje. "Tani e kuptojmë pse José ishte i tërbuar", – mendohet nga shumë mbështetës anglezë.

Ndërkohë, UEFA po vazhdon hetimin për atë që ndodhi pas finales së zjarrtë në "Puskas Arena", duke analizuar (me mbështetjen e videove të qarkulluara në internet) protestat e ashpra të "Special One" kundër Taylor. José rrezikon një skualifikim të rëndë, por edhe arbitri mund ta pësojë keq nga drejtuesit e tij në UEFA.

Gjykimi i finales prej tij nuk i ka pëlqyer dizenjatorit Rosetti, ndaj "bilbili" ndërkombëtar anglez mund të qëndrojë larg mbrëmjeve të tilla prestigjioze për një kohë të gjatë. E ndërsa Papu Gomez tha për "Sportitalia" se “arbitri ishte i mirë” dhe se “ndoshta ishin lojtarët e Romës ata që kërkuan pak më shumë”, zemërimi i tifozëve verdhekuq përfundoi deri në muret e qytetit: “Taylor, Roma nuk fal”.

Tensioni, për fat të keq, është ende në nivele të larta, deri në atë pikë sa agjentët britanikë dyshohet se po monitorojnë shtëpinë e arbitrit (adresa e tij është shpërndarë në grupe të ndryshme), të shqetësuar për veprime demonstrative apo hakmarrje.