Transmetuar më 03-06-2023, 22:26

Bie nga lartësia e një hoteli te ‘Mali i Robit’ vdes turistja polake.

Mësohet se është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.