Transmetuar më 03-06-2023, 21:34

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit në orët e para të mbrëmjes.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të RRëshenit.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, janë plagosur disa persona. Dy prej tyre janë të bllokuar në mjet dhe në ndihmë ka ardhur reparti zjarrfikës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia. Ndërkohë kalimtarë të rastësishëm kanë dhënë ndihmën e parë.

Policiam informon se ‘rreth orës 20:50, në autostraden "Rruga e Kombit", në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip "BMW" ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit’.