Transmetuar më 03-06-2023, 17:12

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një arrestim të bujshëm që pritet të ndodhë brenda këtyre ditëve nga SPAK dhe të gjitha shigjetat duket se të çojnë të ish-kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan me humor se lajmin pritet ta japë vetë kryeministri Edi Rama, njëjtë siç bëri dje me rastin e arrestimit të sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë. Kreu i qeverisë e bëri me dije lajmin, përpara se vetë SPAK të njoftonte në lidhje me arrestimet.

Postimi i Hoxhës:

Mbani frymen njerez….

Duke pritur kryeministrin, te paralajmeroje nje lajm bombe, nje super arrestim te SPAK…

Besoj do ta kete lajm ekskluziv??!!

Eshte nga “te vetet”, nga ata qe “vjedhin dardha” pas shpines se komandantit…

Ka plasur konkurence e madhe per keto lajmet bombe.

Vate dhe ky zanati yne, tani qe perveshen menget KETA te medhenjte…

Deri para pak kohesh, konkuronim vetem me qytetarin digital te Marshallit.

Tani konkurenca eshte bere e ashper fare, me futjen në tregun e “lajmeve te hazerta” dhe te Padishaut dora vete…

Mos na zhgenje komandant…

Kete lajmin e fundit edhe “çunat” ne Dubai kane 24 ore, mezi po e presim te na e thuash…