Transmetuar më 02-06-2023, 13:03

Pas lirimit nga burgu dhe kalimit në arrest shtëpie të ish ministrit Saimir Tahiri, ka komentuar edhe avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia.

Maks Haxhia: Nuk ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vjet, 1 vite e 7 muaj, ka të mitur në ngarkim, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, nuk iu shërben fëmijëve.

Këta 5 kushte pas 5 muajsh e ca që kur është paraqitur kërkesa ka bërë që gjykata ka dhënë vendimin për të ndryshuar vendimin.

Do mbajë lidhje me shërbimin e provës. Nuk do paraqitet, por do ketë kontakte. Edhe për jashtë shtetit nëse do duhet të shoqërojë bashkëshorten.