Transmetuar më 01-06-2023, 12:30

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy efektivët e "Shqiponjave", Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha, pasi akuzohen për “rryshfet”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosjen SPAK-ut.

Procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë, pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin rryshfet nga qytetarët, për lehtësim masash.

Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi morën 100€ rryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar, që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd