
Vlorë- IMT ka nisur ditën e sotme një aksion për shembjen e disa banesave në Vlorë, për shkak të ndërtimit të një rruge.
Fadromat ishin gati për të shembur një ndërtesë dy-katëshe ku banonin disa familje, teksa një prej tyre ka kundërshtuar shembjen.
Situata është tensionuar, kur nënë e bijë bënë rezidencë duke qëndruar për pak kohë sipër tarracës. Tatiana Hoxhaj që jetonte bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dalin nga banesa pasi nuk pranon vlerën që i është dhënë për banesën e tyre. Më pas situata është qetësuar, pasi gruaja është larguar nga policia.
Në këtë godinë jetonin 7 familje, 6 prej të cilave u larguan duke pranuar vlerën e shpronësimit. Raportohet se familjet janë shpronësuar dhe pritet të dëmshpërblehen nga bashkia për prishjen e banesave të tyre.