Transmetuar më 31-05-2023, 13:08

Kryeministri Edi Rama foli në tryezën për Ballkanin të zhvilluar në Sllovaki në lidhje me procesin e integrimit europian të Ballkanit.

Rama u shpreh se ishte ende me flokë kur u premtua integrimi në Bashkimin Europian ndërsa sot kjo nuk është bërë ende realitet.

“Ky komunitet europian duhet të nisë të artikulojë në mënyrë reale, jo vetëm si vizion. Por duhet të bëjmë diçka. Ne po avokatojmë gjithmonë e më tepër, dhe po flas për Shqipërinë, por shpresoj që edhe të tjerët të përkrahim atë për të cilën flasim. Tregohen ndryshe për Ballkanin Perëndimor. Nuk duhet të kërkojmë leje drejtimi të makinës pa mësuar si ta drejtojmë këtë makinë me shpejtësi të plotë. Të bëjmë diçka ndryshe.

Nuk është paradhoma e integrimit, është paradhoma e depresionit. Ne e dimë si shkon. Në Selanik Dimitri kishte të gjithë flokët. Aty u tha se do të ishim në BE para se unë të humbisja flokët e mi. Jemi këtu dy burra pa flokë, sepse ne besuam në këto gjëra. Kemi nevojë të jemi realistë, të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Kur them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë janë holandezët kur kanë zgjedhje”, tha Rama.

Ai foli tha se ushtria serbe në kufi me Kosovën ka efekt vetëm në politikën e brendshme dhe nuk ka asnjë fuqi.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj sikur ushtria meksikane të shfaqej në kufi me SHBA. Çfarë mund të bënte? Asgjë! Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha ai.