Transmetuar më 31-05-2023, 09:39

Kosovë- Rinisin protestat në Veri të Kosovës. Protestuesit serbë kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan.

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës