Transmetuar më 29-05-2023, 15:21

Lushnje- Një 59-vjeçar, i cili u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi ishte larguar nga banesa është gjetur i vdekur në një kanal.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia vendore informon se ‘mëe datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd