Transmetuar më 29-05-2023, 10:06

SHBA- Dëshmitë për ekzistencën e qenieve aliene janë të shumta, megjithatë humë pak janë marrë seriozisht nga shkencëtarët dhe nga vetë njerëzit e thjeshtë.

Gjithsesi, të gjithë besojmë se NASA, apo dhe qeveria e ushtria amerikane fshehin diçka. Së fundmi, dëshmia e një ish-piloti të forcave amerikanë i ka përforëcuar këto dyshime.

Ryan Graves ka deklaruar se ha hasur pothuajse çdo ditë kur ishte në misione stërvitore jashtë aeroplanmbajtëses me energji bërthamore USS Theodore Roosevelt në 2015, disa kijesa të çudishtme, që qarkullonin me një sferë të pazakontë.

Ai ka treguar se nuk arritne ta dallonte çfarë ndodhej brenda sferës, por hija dukej një krijesë e zezë, me forma të trupit të njeriut.

Sipas tij, misteri shtohet pasi shumë avionë ushtarake janë zhdukur, pa lënë gjurmë. Graves tha se qeverisë amerikane iu deshën gjashtë vjet për të nisur një hetim mbi atë se çfarë ishin UFO-t.

“Ne shpenzojmë shumë kohë, shumë burime, duke u siguruar që avioni ynë të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe të mendojmë se do të injoronim një çështje të mundshme sigurie për shkak të një skepticizmi të vogël rreth një akronimi me tre shkronja – thjesht nuk ka kuptim. Është vetëm çështje kohe derisa të ketë një përplasje në ajër.” -vazhdoi ai.

Pilotët filluan të operojnë në pjesë të ndryshme të zonës së stërvitjes për të shmangur goditjen e objekteve misterioze.