Transmetuar më 29-05-2023, 08:45

Lionel Messi u pa duke ndjekur një koncert të Coldplay në Barcelonë, një ditë pasi fitoi titullin e tij të dytë në Ligue 1 me PSG-në. I freskët, pasi shënoi një gol për titullin e PSG-së kundër Strasburgut, të shtunën mbrëma.

Ky gol e pa atë të thyente rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë gola në futbollin evropian, më pas Messi u kthye në Spanjë për një nga ngjarjet e mëdha muzikore të vitit. 35-vjeçari u pa mes turmës për koncertin e Coldplay në stadiumin “Montjuic”, ku dukej se po përpiqej të mbante një profil të ulët.

Natyrisht, kjo ishte e pamundur për fituesin e Kupës së Botës, pasi tifozët e pranishëm të Barçës filluan të thërrisnin emrin e tij në kor, pasi e identifikuan atë të ulur në tribunën e poshtme.

Siç raporton “RMC Sport”, me sa duket Messi shkoi në concert, në vend që të bashkohej me një mori të shokëve të tij të PSG-së në ceremoninë vjetore të UNFP, e cila nderon lojtarët më të mirë në Ligue 1, Ligue 2 dhe D1 Arkema. Ylli argjentinas ishte një nga katër lojtarët e PSG-së që u emërua në ekipin e sezonit për Ligue 1, me Kylian Mbappe, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, gjithashtu.

Messi ka shijuar një sezon të dytë të trazuar te PSG-ja, ku ka qenë objektiv i rregullt i kritikave nga ultrasët e klubit, së bashku me Neymar. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” po lidhet fort me një rikthim te Barça, teksa po iu afrohet javëve të fundit të kontratës së tij me PSG, pa asnjë zgjatje në horizont.

Ikona e Barçës është lidhur gjithashtu me një kalim në MLS dhe Arabinë Saudite, por e ardhmja e tij nuk do të vendoset deri pas ndeshjes së fundit të PSG-së për sezonin 2022-2023, në shtëpi ndaj Clermont Foot, më 3 qershor.

Lionel Messi risks further PSG wrath as he snubs title celebrations for  Coldplay gig with Fabregas | The Sun