Transmetuar më 26-05-2023, 07:55

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Pjesa e dytë e ditës,do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokal në pjesën më të madhe të vendit,duke përjashtuar zonat bregdetare ku vranësirat bëhen të dukshme por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë vranësira të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës.

Pritet që vranësirat herë pas here të gjenerojnë reshje shiu, ku në zona të izoluara do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Por në Kosovë do të ketë edhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites.