Transmetuar më 25-05-2023, 23:46

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka shkuar në zonën e Freskut në Tiranë, aty ku ka ndodhur edhe shpërthimi me tritol.

Vocaj po ndjek nga afër hetimet për të bërë të mundur zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbulimin e autorit që ka vënë lëndën plasëse në portën e jashtme të objektit.

Si pasojë e këtij shpërthimi për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndërsa brenda fasonerisë nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit dhe se tritoli ishte vendosur me bodrumin e pallatit ku ishte fasoneria.

Fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido, ndërsa nga shpërthim është dëmtuar vetëm dera e jashtme e hekurit dhe janë thyer disa xhama.