Transmetuar më 24-05-2023, 14:27

Kolonjë- Gjendet e vdekur një grua në Kolonjë.

Kufoma u gjend në Gozhdarazhdë dhe dyshohet se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Mimoza Kristo që kishte humbur kontaktet me familjen.

49-vjeçarja ka humbur kontakt që më 20 prill, ndërsa familjaret kanë deklaruar se ka probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.