Transmetuar më 21-05-2023, 10:11

Një tërmet tjetër ka goditur mëngjesin e kësaj të diele në Kretë. Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit ndodhet 6 km në juglindje të Tympaki Heraklion.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 07:36 të mëngjesit. Thellësia fokale, sipas Institutit Gjeodinamik, ishte 19.6 km.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme.