Transmetuar më 16-05-2023, 08:25

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura shoqëruar me reshje të herëpasherëshme shiu, të cilat do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa në jug me intensitet deri mesatar.

Në mesditë reshjet priten me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit shoqëruar me rrebeshe, stuhi e shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike.

Pasdite parashikohet pakësim i vranësirave ndërsa reshjet do të mbeten prezente në veri me intensitet deri mesatar dhe reshje lokale me intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 11m/sek ndërsa pergjate vijes bregdetare fiton shpejtësi 13-19 m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.