Transmetuar më 05-05-2023, 14:20

Beograd- Dy nasakra të p♪7rgjakshme ndodhën në Serbi brenda 48 orqve të fundit. Të mërkurën një 13-vjeçare qëlloi për vdekje tetë nxënës të shkollës, ku mësonte si dhe një roje sigurie, ndërsa mbrëmjen e djeshme, një i ri hapi zjarr mbi njerëzit në rrugë në një fshat pranë Beogradit, duke shkaktuar tetë të vdekur e disa të plagosur.

Tek u gjend përsëri brenda një harku të shkurtër kohor në situatën e vështirë të përcjelljes së ngushëllimeve për familjarët e viktimave, presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se kishte kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend.

“Për të dytën herë brenda dy ditësh duhet të flasim për situate të tilla dhe çdo fjalë që mund të themi është e vështirë dhe e pamjaftueshme. Së fundi, shumë njerëz u vranë egërsisht në rrethinën e Smederevës dhe Mlladenovcit. Jemi të bashkuar në dhimbjen dhe pikëllimin e atyre që humbën të afërmit. Sot në mëngjes i propozova Ana Brnabicit rikthimin e dënimit me vdekje, por qeveria refuzoi për shkak të disa konventave ndërkombëtare”, u shpreh Vuçiç.

Autori i masakrës së fundit, një 20-vjeçar i identifikuar si Uros B, hapi zjarr me kallashnikov nga një makinë në lëvizje në një fshat gati 60 km larg kryeqytetit. I riu është arrestuar tashmë nga policia.

Prangosja e tij pasoi një gjueti të vërtetë njeriu, që përfshiu më shumë se 600 oficerë policie. Të shtënat e ndodhën në zonën mes fshatrave të Mladenovac dhe Dubona. 20-vjeçari ka nisur të qëllojë mbi njerëzit në rrugë pa dallim, pas një sherri që kishte pasur me një polic.

Të gjithë të plagosurit e shtruar në spital kanë lindur pas vitit 2000. Dy të rinj të moshave 21 dhe 23 vjeç janë operuar tashmë, por mbeten në gjendje kritike për jetën. Ngjarja tragjike së mërkurës, kur Kosta Kecmanoviç, i përshkruar si nxënës i shkëlqyer, hapi zjarr në shkollën e tij, e nxiti qeverinë serbe të propozonte ashpërsim të rregullave të armëmbajtjes.

13-vjeçari kishte përdorur armën e të atit për të kryere masakrën e paramenduar. Të shtënat në masë janë ekstremisht të rralla në Serbi, ku ligjet e armëmbajtjes janë mjaft të rrepta, por ku sërish zotërimi i armëve mbetet mjaft i lartë. Në vitin 2019, u llogarit se në këtë vend ka 39.1 armë zjarri për 100 njerëz- shifra e tretë kjo më e lartë në botë pas SHBA-së dhe Malit të Zi