Transmetuar më 05-05-2023, 08:00

Shqipëria

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të ketë dominim të kthjellimeve.

Por do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku në zonat Verilindore do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe të saj pritet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim parashikohet që në të gjithë territorin të ketë kalime vranësirash, duke gjeneruar në zona të izoluara dhe momente të pakta me pika shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonise parashikohet që gjatë ditës së premte të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Në pjesën e parë të ditës në Maqedoni kthjellimet do të jenë më të dukshme në pothuajse vendin. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen gradualsiht në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Qëndore do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat parashikohet të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Ndërsa Brigjet e Egjeut pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm paraqitet dhe Lindja e kontinentit, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje dëbore.