Transmetuar më 03-05-2023, 14:27

Beograd- Një ngjarje e rëndë ka shokuar sot Serbinë. Një 14-vjeçar vrau 9 persona, 8 nxënës dhe rojen në një shkollë.

Një nxënëse në klasën e shkollës “Vladislav Ribnikar” ku ka ndodhur tragjedia, ka treguar se si i mbijetoi të shtënave. Dëshmitarja duke folur për mediat serbe, ka rrëfyer se iu desh të shtrihej sipër miqëve të saj të vrarë, në mënyrë që autori të mendonte se dhe ajo kishte vdekur.

Nxënësja tregoi se ai fillimisht është futur brenda në klasë dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë, më pas u kthye nga shokët dhe ka filluar të gjuajë pa pushim.

"U shtriva mbi shokët e vrarë të klasë që të mendonte se kisha vdekur. Ai filloi të qëllonte, qëlloi të parën mësuesen e historisë dhe më pas ka vazhduar pa pushim të qëllojë, ai vrau dy miqtë e mi. Unë u shtriva sipër tyre që të mendonte se edhe unë isha e vdekur. ai doli nga klasa të shtënat vazhdonin të dëgjoheshin sepse ai godiste edhe në korridore. kur u ngrita pash se shokët e mi kishin vdekur”,-tha vajza e cila ishte në klasën ku 14-vjeçari nisi sulmin me armë.

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.