Transmetuar më 03-05-2023, 09:20

Atletet e bardha priren të ndoten lehtësisht dhe të zverdhen kur përdoren. Që ato të mos duken të pista është mirë t’i lani herë pas here. Tani, ka një numër të madh pastruesish në dispozicion, që mund të jenë të dobishëm në zbardhjen e tyre.

Megjithatë, përdorimi i produkteve të tilla si zbardhuesi nuk rekomandohet, pasi ato mund të përkeqësojnë materialin e atleteve ose të lënë një ton që nuk është saktësisht i bardhë. Gjithashtu, sipas një publikimi të Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik, ky zbardhues mund të irritojë mukozën, lëkurën dhe traktin respirator.

Prandaj, është e përshtatshme të kërkoni alternativa të sigurta dhe ekologjike që mund të trajtohen në mënyrë të sigurt. Dëshironi të dini disa opsione? Në hapësirën e mëposhtme po ndajmë “truket” më të mira në shtëpi për të zbardhur atletet e bardha.

Sal para limpiar zapatillas blancas

1. Kripë e trashë dhe sapun

Kripa e trashë ka përdorime të ndryshme nëpër shtëpi dhe mund të përdoret gjithashtu për të pastruar atletet prej cope të bardhë. Karakteristikat e saj ndihmojnë në heqjen e papastërtive të ngjitura dhe gjithashtu mund të ndihmojnë në rritjen e toneve të bardha kur ato fillojnë të zbehen.

Përbërësit

1 gotë e gjysmë kripë e trashë (150 g).

Sapun ose detergjent (dy lugë gjelle).

1 furçë.

Çfarë duhet të bëni?

Përdorni furçën e thatë për të hequr papastërtitë e tepërta, brenda dhe jashtë, nga atletet.

Fërkoni pak kripë të trashë në pjesën e brendshme dhe të jashtme të atletes dhe lëreni të veprojë për rreth një orë.

Pas kësaj kohe, lajini ato me ujë të ftohtë dhe detergjentin tuaj të zakonshëm.

Më vete hiqni shabllonet dhe lërini të zhyten në një enë me ujë me sapun. Pastaj, atleten lëreni të thahet në diell.

2. Kripë dhe qumësht

Disa njerëz rekomandojnë përzierjen e kripës dhe qumështit së bashku për një zgjidhje zbardhuese për atletet e bardha. Edhe pse është një alternativë që mund të provohet, nuk ka asnjë provë që është 100% efektive.

Përbërësit

1 litër qumësht.

½ litër ujë.

1 filxhan e gjysmë kripë e trashë (150 g)

Opsionale: sapun ose detergjent (sasia e nevojshme).

Çfarë duhet të bëni?

Hidhni qumështin dhe ujin në një kovë dhe shtoni gjysmë filxhani kripë.

Më pas, zhytni atletet dhe lërini aty për 3 orë.

Për të përfunduar, fshijini ato me një furçë dhe shpëlajini me sapun dhe ujë.

Pasta de dientes

3. Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve është një tjetër zgjidhje për të pastruar tabanin e bardhë të gomës.

Përbërësit

1 furçë dhëmbësh.

Pastë dhëmbësh e bardhë (sasia e nevojshme).

1 leckë e lagur

Çfarë duhet të bëni?

Lagni furçën e dhëmbëve me pak ujë, shtoni një sasi të mirë paste në të dhe fërkojeni mbi zonat e atleteve që dëshironi të zbardhni.

Pak nga pak do të krijohet një shkumë në të cilën do të dalin papastërtitë.

Pas fërkimit, lëreni të veprojë për disa sekonda dhe më pas fshijeni me një leckë të lagur.

Para eliminar manchas en tus zapatillas puedes mezclar amoniaco y lavaplatos.

4. Sodë buke dhe uthull e bardhë

Një nga zbardhuesit e bërë vetë, “par excellence”, është përzierja midis sodës së bukës dhe uthullës së bardhë. Të dy përbërësit pastrojnë tabanin prej gome ose plastik të atleteve të bardha.

Përdorimi i tij ka avantazhin shtesë të cilësive antibakteriale të të dy përbërësve, të cilët mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve dhe kërpudhave që shkaktojnë erën e keqe të këmbëve.

Përbërësit

1 furçë.

1 filxhan uthull e bardhë (100 ml).

6 lugë sodë buke (60 g).

Çfarë duhet të bëni?

Përzieni sodën e bukës me uthullën e bardhë në një tas.

Prisni që shkuma që krijohet me përzierjen e përbërësve të ulet.

Më pas, zhytni furçën në përzierje dhe vazhdoni të pastroni atletet.

Përpara se ta shpëlani, lëreni përzierjen të veprojë mbi materialin për rreth 30 minuta.