Transmetuar më 02-05-2023, 07:31

Shqipëria

Territori Shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat gjatë paradites do të sjellin kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në skajin Juglindor të vendit.

Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, ku dhe pritet që të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë kushtet e motit në Kosovë, ku pritet që gjatë paradites të ketë vranësira të shpeshta. Por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti bëj më të dukshme vranësirat në vend, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e Maqedonise, ku paraditja do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshat.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të dominojnë në Maqedoni , të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar shira. Reshjet më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit perëndimor.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Jugore do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira, por me reshje në formë dëbore paraqitet Lindja e kontinentit dhe gadishulli Skandinav.

Ndërsa Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Po ashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë edhe Jugperëndimi i kontinentit, ku pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.