Transmetuar më 26-04-2023, 07:03

Të nderuar lexues, gjeni më poshtë horoskopin ditor për të mërkurën 26 prill 2023 nga astrologu italian Paolo Fox përkthyer nga noa.al.

Horoskopi Paolo Fox Dashi: ju pret një ditë nervoze, por asgjë nuk do të jetë në gjendje t’i ndalë ndjenjat, ndaj nëse ka tensione, sigurisht që e nesërmja (e enjte) do të jetë më mirë. Jeni shumë të zemëruar sepse mendoni se keni pësuar padrejtësi. Në punë duhet pak energji, por mos u shqetësoni. Nëse është e mundur, përpiquni të shtyni një vendim. Sa i përket shëndetit tuaj, është shumë më mirë.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: Shpresoj të mos keni bërë zhurmë për asgjë. Faza e rikuperimit është parashikuar edhe për ata që u trazuan shumë në shkurt. Ndoshta dikush do t’ju ngacmojë, por përpiquni të mos zemëroheni shumë. Në punë, kjo ditë do të jetë paksa e shpërqendruar, ndaj është mirë të shmangni përplasjet. Yjet janë në favorin tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të rikuperoni gjendjen e shëndetit.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: nëse keni ndërmend të thoni diçka të rëndësishme, bëjeni sot dhe mos i shtyni gjërat për nesër. Mund të gjeni një kujtesë në memorien tuaj, ndoshta keni harruar të paguani diçka? Nëse doni të blini ose shisni një shtëpi, vlerësoni çdo situatë me shumë kujdes. Mundohuni të mbani nën kontroll stresin dhe nervozizmin sepse deri të shtunën do të jenë në shkallë të lartë.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: është më mirë të flasësh sot, sesa t’i shtysh gjërat për nesër. Nëse sapo keni takuar dikë, përpiquni të jeni më pozitivë dhe të mos e frikësoni shumë. Ju jeni duke kaluar paksa një moment me ulje-ngritje, ndonjëherë jeni në krye dhe ndonjëherë humori juaj luhatet. Jeni përballur me disa shpenzime të mëdha për shtëpinë, por të ardhurat kanë qenë të pakta. Shëndeti gjithsesi është shumë më mirë.

Horoskopi Paolo Fox Luani: Shpresoj t’i keni kapërcyer të gjitha tensionet me personat e lindur nën shenjat e Peshores, Akrepit dhe Ujorit, janë të vetmit që mund t’ju bëjnë të ndiheni vetëm. Duket se nuk jeni penduar aspak dhe e keni ngritur pak zërin së fundmi. Përpara se të bëni investime të mëdha në sferën profesionale, informohuni mirë dhe jini të kujdesshëm. Ndaluni herë pas here, keni nevojë për këtë!

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: sot është dita e duhur për të kërkuar një sqarim me partnerin/en. Nëse në fillim të muajit ka pasur disa probleme, nga maji do të ketë një afrim dhe dikush do t’ju bëjë që zemra t’ju rrahë fort. Në punë, të rinjtë mund t’i gjejnë një zgjidhje të pjesshme të problemeve ose mund të fillojnë një punë verore. Trajtimet që filloni sot dhe nesër do të shkojnë shumë mirë në aspektin shëndetësor.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: kjo nuk është një periudhë shumë e favorshme për ndjenjat. Nuk ka harmoni në familje dhe ju prisni të përqafoni një person që është larg. Dikush ka nevojë për ju dhe ju duhet të jeni më pranë tij. Në punë dëshironi shumë të ndryshoni gjërat. Keni shumë mendime në kokë dhe është e vështirë ta flini mendjen.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: nëse keni rënë në dashuri me një person të zënë, nuk keni më ndërmend të prisni dhe t’i nënshtroheni hapave të caktuara. Çiftet solide duhet të lëvizin në marrëdhëniet e tyre, ndoshta edhe të bëjnë disa përçapje të reja. Kjo është një ditë ku mund të ngriheni e të veproni për veten tuaj. Në punë, do të jeni në gjendje të rikuperoni një marrëveshje tregtare që dështoi në fillim të këtij viti, por do t’ju duhet të pranoni një kompromis. Mundohuni të ushtroheni më shumë, bën mirë për shëndetin.

Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari: sot keni të njëjtin axhitim që kishit dje, përpiquni ta lini këtë moment të kalojë pa u nervozuar shumë. Kohët e fundit keni qenë të zënë me shumë gjëra. Në punë, mos mendoni se nuk jeni në gjendje të përballeni me situata të reja, duhet të jeni më të sigurt tek vetja. Mundohuni të pushoni më shumë, keni vërtet nevojë!

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: në dashuri gjërat janë pak më mirë, por gjithsesi përpiquni që të gjitha provokimet t’ju ikin pa u provokuar. Do t’ju duhet më shumë qetësi për të zgjidhur një problem të vogël personal. Nëse keni punuar mirë në të kaluarën, me siguri do të vijnë të gjitha kënaqësitë. Studentët nga ana tjetër mund të ndryshojnë kurs, pjesa e dytë e 2023-ës do t’u japë shumë atyre që janë më të gatshëm për tu hedhur në sulm. Mundohuni të bëni pak pushim, keni nevojë për të.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: të gjitha gjërat që keni për të thënë, thuajini sot dhe mos i shtyni për nesër. Në këtë pikë mos i humbisni interesat tuaja. Në punë jeni shumë bujarë, por dikush dëshiron të marrë meritat që nuk i ka, përpiquni të mos zemëroheni, por edhe të jeni superior. Mos rrini deri vonë, keni nevojë për pushim.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Hëna në aspekt të mirë, nga muaji maj do të sjellë zgjidhje për disa dritëhije për të dashuruarit. Disa konflikte mund të lindin me personat e lindur nën shenjat e Virgjëreshës ose Binjakëve. Në punë, kushtojini vëmendje provokimeve që gjithsesi do të mund t’i përballoni me më shumë guxim sot. Së shpejti do të rikuperoni shëndetin tuaj. /noa.al