Transmetuar më 24-04-2023, 20:18

KOSOVË- Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Mes atyre që votuan pro këtij procesi ishte edhe delegacioni i Malit të Zi me pasardhësin e ri Jakov Milatoviç, ndaj të cilit më herët kryeministri Kurti ishte skeptik për qëndrimet e tij ndaj Kosovës apo Serbisë. Kjo tregon se Milatoviç ka shprehur në mënyrë indirekte mbështetjen për Kosovën në këtë proces të rëndësishëm, duke dalë ‘kundër’ Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

Vendet e tjera që votuan kundër ishin gjithashtu Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja. Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

Sidoqoftë Kosova e ka kaluar me sukses këtë fazë. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.