Transmetuar më 22-04-2023, 11:38

Një tërmet i ndjerë në Atikë ka ndodhur pak pas orës 11:38 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas vlerësimit të parë të Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën 6 km larg Zarakes në Evia.

Thellësia fokale është konstatuar pesë kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar e regjistroi lëkundjen me magnitudë 4.6 Rihter.