Transmetuar më 04-04-2023, 20:43

Dimri nuk ka plan të largohet për këtë vit.

Megjithëse në fillim prilli, ku duhet të dominonte koha me diell dhe era e ngrohtë pranverore, moti i keq me reshje dëbore është kudo prezent në zonat malore.

Zona e Stebleves në Librazhd është mbuluar sërish nga moti i acartë dhe dëbora.

meteorologu Hakil Osmani u shpreh so se “vendi ynë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga masa ajrore të ftohta të cilat kanë ardhur nga veriu i kontinentit evropian duke prekur rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe duke ndikuar në temperaturat e ajrit edhe në territorin shqiptar duke bërë që vlerat minimale në zonat malore mëngjesin e sotëm të kenë regjistruar nga 0 në -1 gradë, ndërsa maksimumet parashikohet të shkojnë jo më shumë se 12 gradë celsius, janë vlerat 7 gradë më të ulëta se vlerat normale. Dita e nesërme përsa i përket temperaturave të ajrit do të sjellë një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonës malore të zbresin deri në 2 apo 3 gradë në ndonjë zonë të izoluar në verilindje të territorit shqiptar.

Ndërsa maksimumet do të kenë një rritje të lehtë me 1 gradë duke bërë që të ngjitet termometri në orët e pasdites edhe në 13 gradë celsius. Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore, ku në zonat veriore dhe jugore mbeten herë pas here të rrezikuara nga rrebeshe të izoluara shiu por që do jenë afatshkurtra.

Ndërsa në zonat malore si pasojë edhe të temperaturave të ulëta do kemi shfaqjen e pakët të flokëve të borës. Edhe ditën e nesërme mbetemi në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta”, është shprehur Hakil Osmani.