Transmetuar më 02-04-2023, 15:25

Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një bluzë me foton e djalit të saj dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, të cilën mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit.

Këtë të diel, mijëra qytetarë po marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së. Marshimi për drejtësi ka bërë bashkë gjithë skemën politike, shoqërinë civile, personalite të ndryshme e bashkësi fetare.

Procesi i Hashim Thaçit në Hagë, Gjykata Speciale i jep të drejtë pjesërisht ish-Presidentit pas ankesës Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjykimi ndaj tyre do të fillojë nesër.