Transmetuar më 23-03-2023, 13:11

Leo Messi duhet të prekë një rekord të ri, një shenjë stratosferike që mund të arrijë këtë të enjte. Sulmuesi argjentinas i PSG-së mund të arrijë golin e tij të 100-të me Albiceleste (kombëtaren argjentinase) sot, në ndeshjen kundër Panamasë në Buenos Aires, këtë të enjte.

Messi ka grumbulluar 98 gola me kombëtaren deri më tani dhe në Argjentinë e marrin si të mirëqenë që ylli do ta kapërcejë një moment historik të ri në karrierën e tij sot, do të shënojë dy gola të tjerë për të arritur “një shekull”, një tjetër shenjë “brutale” në rekordin e tij tashmë të gjerë dhe shumë të famshëm.

Ish-lojtari i Barçës preku qiellin në Katar kur ngriti Kupën e lakmuar të Botës për një Argjentinë që u kurorëzua si skuadra më e fuqishme në planetin e futbollit, falë këmbëve të Leos.

Në Kupën e Botës në Katar, lojtari nga Rosario tashmë ka thyer të gjitha rekordet, duke mposhtur Diego Maradonën për më shumë ndeshje me Argjentinën dhe Gabriel Batistuta si kryegolashënues.

Ai qëndron në shifrën e 98 golave, por dëshiron më shumë dhe këtë të enjte mund të thyejë rekordin e golave ​​me Albiceleste.

Messi ka ende rekorde për të thyer. Messi mund të realizojë edhe golin e 800-të në karrierën e tij, i cili i është mohuar ish-lojtarit të Barcelonës në tri ndeshjet e fundit me PSG-në.

Deri më tani, Leo ka 799 gola, të grumbulluar sipas kësaj “menuje”: 672 me Barcelonën, ​​29 me Paris Saint Germain dhe 98 me Argjentinën.