Transmetuar më 18-03-2023, 08:20

Dani Alves mbetet në paraburgim deri në zhvillimin e gjyqit, pasi seksioni i tretë i Gjykatës së Barcelonës ra dakord me versionin e "viktimës" për ankesën e bërë pak ditë më parë nga mbrojtja e lojtarit.

Gjatë këtyre ditëve dhe javëve të fundit, disa persona të afërt me mbrojtësin brazilian kanë bërë deklarata në lidhje me këtë histori, e fundit prej të cilave është nëna e ish-mbrojtësit të Barcelonës, Lucía.

Kjo e fundit vazhdon të besojë se do të arrijnë fitoren në rastin e djalit të saj, që u denoncua për një sulm të dyshuar seksual në orët e para të së premtes së 30 dhjetorit në klubin e natës "Sutton", në Barcelonë.

Përmes llogarisë personale në Instagram, Lucía Alves ka treguar ndjenjat dhe emocionet për ndjekësit në këtë fazë të jetës së saj, në të cilën djali po përballet me një ankesë për përdhunim të një 23-vjecareje: “Familja ime, jeta ime, të dua deri në pafundësi. Askush nuk mund të na ndajë.

E di që buzëqeshja ime ju shqetësoi aq shumë sa tradhtarët e Judës ma morën në mbi dyzet ditë, por besimi në Zot nuk mund të më hiqet. Unë qëndroj e vendosur dhe e fortë drejt fitores.

Miqtë e vërtetë nuk ju tradhtojnë kurrë. Nëse ushqeni një qen për tri ditë, ai do t’ju kujtojë për tridhjetë vite. Nëse e ushqeni një person për 30 vite, ai do t’ju harrojë për tri ditë. Ndikimi i Zotit i pafund. Ai të çliron dhe shpëton, bën shenja dhe mrekulli në qiell dhe në tokë. Ai e ka çliruar Daniel nga pushteti i luanëve”.

Menjëherë pasi fjalët e saj u bënë "virale", nëna e Dani Alves vendosi t’i bllokojë komentet në Instagram, duke pasur parasysh zhurmën që po krijohej rreth saj.