Transmetuar më 17-03-2023, 15:11

Prestigjiozja sportive spanjolle "Marca", duke marrë shkas nga fitorja tenistike e Manchester City ndaj Leipzig në 1/8 finale, me rezultatin 7-0, ka bërë një përmbledhje të triumfeve të tilla të thella në Champions League, në shekullin e 21-të:

"Ajo e Manchester City ndaj Leipzigut është e para kaq e thellë, por gjatë historisë së gjatë të kompeticionit më të mirë kontinental për klube, ka pasur fitore të shumta. Kujtojmë më poshtë ato më të thellat, që kanë ndodhur në shekullin e 21-të.

Bayern de Múnich - Shakhtar (2015)

Bayern Munich-Shakhtar (2015)

Bavarezët, të udhëhequr nga Guardiola, mposhtën Shakhtar Donest 7-0 në “Allianz Arena”, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Në Ukrainë e kishin mbyllur pa gola. Katalanasit përsëritën të njëjtin rezultat që arritën kundër Baselit më 2012.

Valencia - Genk (2011)

Valencia-Genk (2011)

Skuadra spanjolle mposhti Genk-un belg 7-0 në “Mestalla”, gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2011.

Arsenal - Slavia de Praga (2007)

Arsenal-Slavia Pragë (2007)

“Topçinjtë” arritën të shënojnë deri në 7 gola kundër çekëve të Slavia Pragës në fazën e grupeve të Champions League 2007.

Juventus - Olympiakos (2003)

Juventus-Olympiakos (2003)

“Zonja e Vjetër”, e drejtuar nga Marcelo Lippi, ka arritur fitoren 7-0 ndaj Olympiakos, me gjigantët grekë të udhëhequr ndër të tjerë nga Christian Karembeu. Del Piero ishte një nga golashënuesit bardhezinj.

Real Madrid - Malmoe (2015)

Real Madrid-Malmo (2015)

Skuadra madrilene u përball me Malmoe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2015, me Rafa Benítez në stol. Ndeshja u fitua 8-0 nga të bardhët. Benzema shënoi 3 gola, Cristiano Ronaldo 4 gola dhe Kovacic një gol.

Liverpool - Besiktas (2007)

Liverpool-Besiktas (2007)

Liverpool-i “spanjoll” i Benítez, Torres, Arbeloa, i cili do të përsëriste finalen në Champios pas përmbysjes historike kundër Milanit, do të triumfonte 8-0 kundër Besiktas-it në fazën e grupeve të një edicioni që, këtë herë do ta fitonin kuqezinjtë e Serie A.

BATE - Shakhtar Donetsk (2014)

BATE – Shakhtar Donetsk (2014)

Luiz Adriano shënoi 5 nga 7 golat e skuadrës ukrainase kundër Bate Borisov në fazën e grupeve të Champions-it 2014. Dy prej tyre u realizuan me penallti. Vitet e fundit, vetëm Messi, dhe tani Halaand, e kanë bërë këtë gjë, 5 gola brenda një ndeshjeje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Barcelona - Celtic (2016)

Barcelona – Celtic (2016)

Skuadra katalanase shënoi deri në 7 gola kundër skocezëve të Celtic, në edicionin e vitit 2016, kur dy palët u takuan në “Camp Nou”, gjatë fazës së grupeve. Messi shënoi 3 gola.

Manchester City - Schalke 04 (2019)

Manchester City – Schalke 04 (2019)

Nuk është hera e parë që Manchester City i Guardiolës shënon 7 gola në një ndeshje të Champions League. “Qytetarët” e bënë këtë edhe dy vite më parë, më 2019, kundër Schalkes. Rastësia është se edhe këtë here, Manchester City ka arritur të shënojë po aq gola ndaj një ekipi gjerman dhe në të njëjtin raund, atë 1/8 final të Ligës së Kampionëve.

Barcelona - Bayer Leverkusen (2012)

Barcelona-Bayer Leverkusen (2012)

Me 7 gola të shënuar kundër një të pësuar, Barcelona e Guardiolës mundi gjermanët e Leverkusen-it në “Camp Nou”, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve 2012.

Barcelona - Bayern de Múnich (2020)

Barcelona-Bayern Munich (2020)

Viti i pandemisë solli me vete një ndryshim drejtimi në jetën tonë. Edhe për Barçën, që luajti në çerekfinalet e Champions League. Bayerni i shkaktoi disfatën e dhimbshme 8-2 skuadrës blaugrana.

Manchester United - Roma (2007)

Manchester United-Roma (2007)

“Djajtë e Kuq” të CR7, Rooney dhe Ferguson arritën një fitore më shumë se bindëse 7-1 në “Old Trafford” kundër Romës së Francesco Tottit. Ronaldo shënoi dy gola.

Atlético de Madrid - Malmoe (2014)

Atlético Madrid-Malmo (2014)

“Rojiblancos” i dhanë Malmos një ‘dorë të vogël’ në fazën e grupeve të sezonit 2014-2015. Antoine Griezmann shënoi tre nag pesë golat për të tijtë.

Liverpool - Spartak de Moscú (2017)

Liverpool-Spartak Moskë (2017)

Tashmë me Jurgen Klopp në komandën e të kuqve, Liverpool-i fitoi 7-0 ndaj rusëve të Spartak. Coutinho shënoi një “hat-trick” në atë ndeshje.

Borussia Dortmund - Real Madrid (2013)

Borussia Dortmund-Real Madrid (2013)

Skuadra verdhezi fitoi 4-1 në “Iduna Park”, stadiumin e nxehtë gjerman. Robert Lewandowski i shënoi të katër golat e BVD.

Manchester City - Leipzig (2023)

Manchester City-Leipzig (2023)

Halaand përshëndeti Guardiolën pasi u zëvendësua në minutën e 63-të, teksa shënoi 5 nga 7 golat kundër skuadrës gjermane.

Zilina - Olympique de Marsella (2010)

Zilina-Olympique Marseille (2010)

Cignac shënoi 3 nga 7 golat që Marseille shënoi kundër sllovakëve, ndër të tjerë. Shënues të tjerë ishin Azpilicueta, Heinze dhe Valbuena për skuadrën e drejtuar nga Didier Deschamps.

Lyon - Bremen (2005)

Lyon-Bremen (2005)

Lyon i Pernanbucano, Essien dhe Malouda mori fitoren (7-2) mbresëlënëse ndaj ekipit gjerman të Werder Bremenit, ku luante asokohe Miroslav Klose.

Schalke 04 - Real Madrid (2014)

Schalke 04-Real Madrid (2014)

Skuadra e bardhë arriti një fitore mbresëlënëse 6-1 në Gjermani, gjatë sezonit në të cilën më vonë do të mundte Atlético Madridin në Lisbonë.

Bayern Múnich - Sporting de Lisboa (2009)

Bayern Munich-Sporting Lisbonë (2009)

Këtu mund të zgjidhni cilëndo nga dy ndeshjet që ofroi ai kryqëzim i 1/8 finale të edicionit 2008-2009. Në ndeshjen e parë, bavarezët fituan 5-0 dhe, tashmë në Mynih, bavarezët triumfuan sërish me 7 gola (kundër një).

Bayern Múnich - Real Madrid (2014)

Bayern Munich-Real Madrid (2014)

Gjermanët duhej të kapërcenin mbi fitoren 1-0 të arritur nga Real Madrid në “Bernabéu” në ato gjysmëfinale të sezonit 2013-2014. Bayerni i Guardiolës mori një fitore historike 4-0 në “Allianz Arena”.