Transmetuar më 16-03-2023, 23:33

Robert Aliaj ka folur ditën e sotme gjerë e gjatë për eksperiencën e Kristit në “Big Brother”, raportin e tij me Keisin, takimin me Sabianin etj. Në një intervistë me “Shqipëria Live” ai tha se të shtunën del Maestro teksa vlerësoi raportin Luiz-Kristi. Ja disa nga deklaratat e tij.

I pyetur nëse e ka takuar, apo nëse është i hapur për të takuar Sabianin, Aliaj tha:

“Nuk ka një luftë të shpallur, por prapë më duket absurde kjo pyetje sepse ne po e nisim bisedën nga bishti. Ata që e kanë në dorë, ata duhet të bëjnë një hap, nëse e ndjejnë të nevojshme. Me këtë gjë që bëjnë ata aty brenda, nuk mund të dal garant i marrëdhënies së tyre sepse nuk e di. Nuk mund të dal të bëj hapa idiote, e shoh të pavend pyetjen edhe kohën që po i japim. Këto gjëra bëheshin me mblesëri më pare”

Sa i përket marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit, ai u shpreh:

“Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajn aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur.”

Luizi, Kristi apo Armaldo kush del të shtunën, sipas Robert Aliajt?

“Kristi nuk del sepse është një profil shumë i veçantë aty. Del Maestro sepse nuk ka një luftë të argumentuar ose diçka. Ka vetëm përballje episodike. Nuk ka profil”- tha ai.

Në fund ai u shpreh se Luizi dhe Kristi kanë kimi bashkë dhe i pëlqen kur ata debatojnë.

“Luizi me Kristin kanë një lloj kimie bashkë. Më pëlqen kur debatojnë. Janë të përmbajtur, nuk ofendohen. Kristi është një djalë që principet e besnikërisë, burrërisë dhe nderit i ka shumë shqiptare. Unë e kuptoj lojën e Luizit, ata janë aty për të eleminuar njëri-tjetrin. Luizi është lojtar shumë i fortë dhe pabesia nuk është te loja por te mënyra si i bëjmë ne gjërat. Shpesh vrasim edhe me detaje të vogla”- tha Roberti.