Transmetuar më 14-03-2023, 09:00

Banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë ditën e djeshme që të shikonin disa mesazhe të fansave të tyre jashtë, nëpërmjet platformës “Big Love.”

Kjo e fundit është krijuar disa javë më parë dhe banorët herë pas here kanë lexuar mesazhet që fansat e tyre iu kanë dërguar.

Në këtë platformë një prej fansave të programit e kishte pyetur këngëtarin shkodran se pse nuk ia ktheu puthjen Olta Gixharit.

Pasi e “vendosi në sedër” Luiz Ejlli u ngrit në këmbë dhe e puthi aktoren e njohur para gjithë banorëve të tjerë.