Transmetuar më 13-03-2023, 17:23

VLORË- Një automjet tip “Hunday”, ka përfunduar në kanal në autostradën Levan-Vlorë.

Një çift të moshuarish, te cilët vinin nga Tirana në drejtim të Vlorës kanë humbur kontrollin duke dalë në një kanal jashtë rrugës.

Të dy të moshuarit janë plagosur, ndërsa janë nisur drejt spitalit të Vlorës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.