Transmetuar më 13-03-2023, 15:15

Luiz Ejlli ka dy ditë që është me dhimbje koke dhe Olta Gixhari i ka qëndruar pranë. Ajo është edhe partnerja e tij në provën siameze, e për këtë arsye është edhe kujdesur për këngëtarin.

Por aktorja e njohur ka ngacmuar herë pas here Kiara Titon, e cila nuk është kujdesur për partnerin e saj. Madje ajo as nuk e ka pyetur se si është dhe nëse kishte nevojë për diçka.

Mëngjesin e sotëm, Olta i ka thënë Kiarës se ‘ku do shkojë me këtë sjellje të shëmtuar’ që ka bërë gjatë këtyre ditëve.