Transmetuar më 13-03-2023, 15:03

"Një himn për të gjitha femrat". Kështu e përcaktoi Shakira këngën tërheqëse "Music Sessions Vol. 53′ në episodin e fundit të programit "Late Show". E ulur në divanin tashmë ikonik të Fallon, këngëtarja kolumbiane nuk mund të mos i niste disa "shigjeta" plot helm ish-it të saj, Gerard Pique.

“Kam pasur një vit shumë të vështirë pas ndarjes sime dhe më është dashur të duroja kaq shumë budallallëqe”, – shpjegoi ajo për shakun e krijimit të "Music Sessions Vol. 53". Një këngë që kishte funksion kryesisht terapeutik: "Shkrimi i kësaj kënge ishte shumë i rëndësishëm për mua, një mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia".

Suksesi dhe pritja e jashtëzakonshme e këngës, shpjegoi këngëtarja, e bëri të kuptojë shtrirjen e saj universale, një fije e përbashkët që lidh pazgjidhshmërisht historitë e shumë grave dhe njerëzve, të shpërndarë nëpër botë, të ndryshme nga divorcet dhe tradhtitë, por të bashkuara nga e njëjta përvojë:

"Pas publikimit të kësaj kënge kuptova që nuk kisha vetëm fansa, por shumë femra që kanë përjetuar atë që përjetova unë. Edhe ato mendojnë njësoj si unë, ndjejnë atë që ndjej unë, kanë duruar atë që më është dashur të duroj unë. Ndaj e shkrova këtë këngë, për veten dhe shumë gra të tjera që kishin nevojë për dikë që t’i përfaqësonte”.

Shakira i ka dedikuar ish-mbrojtësit të Barcelonës një seri vargjesh thumbuese jo vetëm me "Music Sessions Vol. 53", por edhe me TQG, ose "Te quedo grande".

"Pse po më kërkon? Nëse e di që nuk i përsëris gabimet e mia, thuaji vajzës tënde të re që nuk do të konkurroj për meshkuj”, – shkruhet në këngën e re, me një referencë të dukshme për Piqué dhe partneren e tij të re, Clara Chia Marti.

"Dhe tani ju doni të ktheheni, edhe unë mendova kështu. Ju pëlqejnë fotot e mia. Dukeni të lumtur me jetën tuaj të re, por çfarë nëse ajo do ta dinte që ende po më kërkoni".