Transmetuar më 12-03-2023, 19:19

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Megi është edhe moderatore e emisionit “Big Brother VIp Fun Club” dhe të ftuar ditën e sotme ishin shokët e ngushtë të Luizit. Pasi Luizi vendosi të lyej flokët e tij dhe të kthehet në bjond edhe shokët e tij dhe persona të tjerë që e mbështesin kanë bërë të njëjtin veprim. Gjatë bisedës me ta, Megi ka premtuar publikisht se nëse Luizi fiton “BBV2” atëherë edhe ajo do të bëhet bjonde.

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe..Endri Çekiçi.